Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mes humorit dhe seriozes: deputeti Murrizi zbulon se kë ka dashur të vrasë dikur nga rivalët politikë

Deputeti demokrat Muslim Murrizi, i njohur për deklarimet e tij “pa dorashka”, dha një sosh, krejt të pazakontë një natë më parë, kur në OPEN-in e Eni Vasilit tha se ka dashur të vrasë ish-presidentin Meidani.

“Kur ishte Rexhep Mejdani President kam dashur ta vras, se këta politikanë i kanë pirë gjakun këtij populli.

Hipokrizi bastarde dhe vuajnë shqiptarët prej 30 vitesh…,” citohet Murrizi nga TCH.

Kujtojmë se Murrizi është kthyer në faktor politik që nga koha kur pasi kolegët e tij dorëzuan mandatet, ai vetë nuk pranoi. Ç’prej atëherë, ai është bërë një figurë nën reflektorët e mediave, gjë të cilën nuk e ka gëzuar më parë.

Nga ana tjetër, nuk kuptohet se përse ka dashur të vrasë pikërisht Rexhep Meidanin, kur dihet se ky i fundit ka qenë shumë “pak politik” si figurë dhe pos kësaj, shumë i paqtë si natyrë. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts