728 x 90 Leaderboard

Merkel për Brexit: djalli fshihet në detaje!

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha pak ditë para një samiti të rëndësishëm evropian për Brexit se vërtet janë bërë përparime në negociatat Londër-Bruksel, porse “djalli fshihet në detaje”, theksoi ajo.

“Ka pasur përparim, jemi të kënaqur që bisedimet janë intensive, por djalli po fshihet në detaje”, tha Merkel.

Megjithatë, sipas AFP-së, kancelarja gjermane shpreson për përparim javën e ardhshme.

Deklarata u bë në kuadër të përgatitjeve të takimit të liderëve evropianë në Bruksel, që mund të jetë dhe shansi i fundit për të arritur një marrëveshje mbi mënyrat e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

“Nëse ka qoftë dhe një hap para në procesin e negocimit, ky është një mesazh pozitiv”, tha Merkel.

Merkel tha se 27 vendet e BE-së, janë shumë të bashkuara dhe kanë besim të plotë në negociatorin kryesor, Michel Barnier. /tesheshi.com/

 

 

Related posts