Merkel flet për dridhjet e saj: asnjë problem për ta ushtruar detyrën e Kancelares

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një konferencë për shtyp se ajo e mirëkupton shqetësimin dhe interesimin e njerëzve për shëndetin e saj, e se pavarësisht nga dridhjet, ende mund të kryejë detyrat e Kancelares pa asnjë problem.

“Edhe për jetën time private shëndeti im është shumë i rëndësishëm”, tha Merkel.

Dhe, duke iu referuar pas-jetës politike që prej me përfundimin e mandatit në 2021-in, Merkel tha se do investohej fort në shëndet.

“Shpresoj të bëjë një jetë tjetër ku të shpenzoj në shëndet”, tha një kancelarja gjermane që sapo mbushi 65 vjeç.

Ndërsa duke komentuar mbi zhvillimet globale, ajo dënoi komente raciste nga Presidenti Trump, i cili u tha deputeteve demokrate me ngjyrë se ato duhet të “kthehen” prej nga kanë ardhur.

“Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan”, theksoi Merkel duke shtuar se deklaratat e Trumpit janë në “kundërshtim me fuqinë e Amerikës”.

Ajo shprehu shqetësim lidhur me tensionet midis Iranit dhe SHBA në rajonin e Gjirit, duke shtuar se të gjitha mundësitë diplomatike duhet të përdoren për të zgjidhur krizën. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts