Mercedesi “600” i Titos shitet për 3 milionë euro

Është mirë i njohur fakti se Josip Broz Titos i pëlqenin makinat dhe se ka përdorur numër të madh markash ekskluzive të ndryshme. Ndër ato më të njohurat janë Mercedesët shumtë të tipit “600”, prej të cilave më tërheqëset janë kabrioletët ose Landaulet.

Mercedes “600”, i hedhur në shitje i takon një grupi të rrallë të përbërë nga vetëm nëntë Landaulet me gjashtë dyer, të prodhuar ndonjëherë.

Është prodhuar në vitin 1971, dhe në periudhën pas vdekjes së Titos, deri në momentin e shitjes është përdorur në Brione për transportin e mysafirëve të rëndësishme nga aeroporti Pulës për në rezidencë.

Menaxhimi i Brioneve e ka shitur në fshehtësi të madhe këtë kopje të Mercedesit “600” me numër serial 001854 tek një blerësi i huaj, dhe që atëherë ka ndërruar disa pronarë dhe koleksionues.

Së shpejti do të duhej të ketë pronarin e ri. Për shitje është përkujdesur shtëpia e ankandit “Tom Hartley Jnr”, dhe sipas informatave jozyrtare, çmimi fillestar i ankandit do të jetë pak më pak se tre milion euro.

Makina me numrin serial 001854 është me motor benzine 6332 centimetra kub, ka marsh automatik, dhe deri më tani ka kaluar një total prej 27,378 kilometra, ka njoftuar RTS. /tesheshi.com/

 

 

Related posts