728 x 90 Leaderboard

Mercedes-i do ta bëjë të njohur zëvendësuesin e Rosberg-ut vetëm pasi të nisë 2017-a

Vendi që ka lënë të zbrazur kampioni i saposhpallur i botës në Formula 1 te skuadra e tij do të mbetet  tillë dhe për një kohë të mëtejshme.

Zëvendësuesi i Nico Rosberg-ut nuk është gjetur ende nga Mercedes-i, që ka pak kohë në dispozicion, ashtu siç ka pak emra që mund të shërbejnë si pilotë te skuadra kampione.

Pavarësisht gjithçkaje, Mercedes-i ka lajmëruar se nuk do të ketë lajmërim për pilotin e ri më së paku gjer më 3 janar të 2017-s.

Dorëheqja e papritur e Nico Rosberg-ut vetëm pak ditë pas ai fitoi titullin kampion i ka zënë në befasi drejtuesit e Mercedes-it.

Valtteri Bottas, finlandezi që piloton për Williams-in, është emri më i përfolur si zëvendësues i Rosberg-ut, ndonëse propozimi i parë për marrjen e tij nuk është pranuar. Pascal Wehrlein është gjithashtu një pilot që mund të ulet në njëvendëshen e kampionit, por te Mercedes-i ende nuk janë të sigurtë nëse ai ka fituar përvojën e duhur pas vetëm një sezoni te një skuadër e vogël si Manor Racing.

Gjithsesi, e qartë është vetëm një gjë: që deri në 2017-n nuk do ta mësojmë se cili do të jetë shoku i ri i skuadrës i Lewis Hamilton-it. /tesheshi.com/

Related posts