Mënyra më e mirë për të gatuar gështenjat në 8 minuta

Është koha e tyre dhe nëse jeni një adhurues i gështenjave jeni në vendin e duhur. Më poshtë keni një mënyrë fare të lehtë për ti gatuar ato:

Ja si:

Në fillim merrni gështenjat dhe i prisni në mes, me majën e thikës. Më pas i vendosni në një enë dhe sipër u shtoni ujë. I lini të qendrojnë për rreth dy orë.

Tani i hiqni nga ena, i vendosni në një pjatë dhe i fusni në mikrovalë, me nxehtësi maksimale për rreth 8 minuta.

Pas kësaj gështenjat janë gati për tu shijuar!/tesheshi.com/