Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mediat serbe thërrasin sërish “provokacia”: shqiptarët na shanë rëndë

Edhe pse pjesa më e madhe e mediave nuk kanë patur një mbulim të gjerë, ka prej atyre që sërish thërrasin “provokacia”! Të mësuar tashmë me të, nuk ka vend për habi kur sheh se tabloidi Kurir ka publikuar pak minuta më parë një shkrim ku thotë se shqiptarët provokojnë serbët në festën e tyre të kualifikimit për në kampionatin europian të Francës.

Kurir thekson se shqiptarët nuk e kanë harruar humbjen ndaj Serbisë, ndaj nuk mund të mos provokonin, dhe citon shprehjen e kapitenit tonë, Lorik Canës, “Serbët po pijnë birra dhe na shikojnë në televizor tek festojmë.”

Sipas tabloidit serb, shqiptarët kanë festuar deri në agim duke menduar hakmarrjen ndaj serbëve, që kuqezinjtë u kualifikuan, dhe jo serbët.

Kurse Informer është dhe më e egër. Ajo ka vendosur një titull duke cituar festën e shqiptarëve në informerPreshevë: “I vramë serbët, ata nuk ekzistojnë; shqiptarët festojnë deri në të gdhirë në Serbinë e Jugut.”

Duke përshkruar festimet në Bujanoc, Informer thekson se tërbimi i shqiptarëve ishte shovinist, në kurriz të shtetit ku jetojnë. Kjo gazetë ka cituar edhe një banor serb të Luginës së Preshevës, i cili ka pretenduar se është ndjerë i kërcënuar pasi shqiptarët me të cilët takohet çdo ditë në rrugë thërrisnin, “Vritini serbët!”

Midrag Mirkoviq, drejtori i stacionit veterinar të Bujanocit, ka thënë se ndjehet i trishtuar nga thirrjet.

Ndërkaq, mediat serioze të Serbisë nuk u kanë dhënë fare hapësirë festimeve. Ato thjesht kanë dhënë lajmin se Shqipëria kualifikohet për herë të parë në kampionatin europian. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com