728 x 90 Leaderboard

Mediat serbe: Samit ballkanik kryeministrash në ‘Elbasan Arena’; Thaçin e quajnë kryeministër të Kosovës!

E përditshmja e Beogradit, “Veçernie Novosti”, ka bërë të ditur sot në një artikull të saj se kryeministri shqiptar, Edi Rama, po bën negociata që ta kthejë ndeshjen Shqipëri-Serbi që zhvillohet më 8 tetor në ‘Elbasan Arena’ në një samit ballkanik kryeministrash. Por ajo që të bie më shumë në sy është se, edhe pse Isa Mustafa po i afrohet vitit të dytë si kryeministër, ata quajnë Hashim Thaçin si kryetar të qeverisë së Kosovës.

12047572_10207547735273781_2056092505_n

Në artikullin e saj, “Veçernie Novosti” thekson se “ideja e kryeministrit të Shqipërisë që ka gjetur miratimin në qarqet politike e sportive,  do të shihet me 8 tetor se sa është e zbatueshme.

Nuk ka dyshim se ky samit i vogël ballkanik në një ndeshje futbolli,  ka rritur masat e sigurisë në Tiranë dhe Elbasan në nivelin më të lartë të mundshëm.

Bëhet fjalë për kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, atë të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, kreun e qeverisë së Shkupit, Nikolla Gruevskin, si dhe “surpriza e mbrëmjes”, Hashim Thaçi, kryetar i qeverisë së Kosovës”.

Më pas, “Veçernie Novosti” flet për problemet e sigurisë dhe infrastrukturës duke i mëshuar kësaj të fundit.

“Një pjesë e rrugës prej 32 km, nga areoporti është vlerësuar nga siguria se është e rrezikshme, pasi përgjatë saj ka pengesa natyrore ose objekte të braktisura që mund të jenë rast i mirë për provokime ose incidente”.

Po ashtu, artikulli mbyllet me kujtimet e një ish-futbollisti serb që ka lujatur kundër Flamurtarit në vitin 1987.

Ekipi i Partizanit të Beogradit në atë kohë erdhi me avion ushtarak deri në Ohër e më pas udhëtuan për në Vlorë me autobus.

Fizioterapisti i Partizanit të Beogradit thekson për gazetën se “morëm bukë me vete”. Por në fakt nuk tregon se çkanë ngrënë përveç pashtetave të konservuara. /tesheshi.com/

Related posts