728 x 90 Leaderboard

Mediat e Beogradit: Telekom Serbia, llogarit blerjen e Telekom Albania

Telekom Serbia është e interesuar për blerjen e Telekom Albania, është konfirmuar për B92.

Ky interes është në përputhje me qëllimin shpallur të operatorit serbe për t’u zgjeruar në rajon – shkruan media e njohur e Beogradit.

“Qëllimi i Telekom Serbia është që të pozicionohet si një lider ajonal në fushën e telekomunikacionit dhe ne jemi në diskutime”, është thënë nga kompania pa u zbuluar detaje.

Telekom Albania është operatori i dytë më i madh në Shqipëri, që deri para pak kohësh quhej AMC, emri më të cilin u fut në treg si e para kompani e telefonisë celulare. /tesheshi.com/

 

 

 

Related posts