reklama juaj ketu

Mediat britanike i bëjnë jehonë kthimit në musliman të Adebayor-it, futbollistit togolez të Totenhemit

Mjetet britanike të informimit i kanë kushtuar rreshta të tërë kthimit në Islam të futbollistit 31-vjeçar, aktualisht lojtari i Totenhemit në kampionatin anglez, Emmanuel Adebayor-it. Ish-lojtari i Realit të Madridit e bëri të ditur konvertimin e tij në një aktivitet të zhvilluar në vendin e tij, në Togo.

916364-emmanueladebayorjpg_x-1436253713-789-640x480

Ai u filmua teksa po thoshte shehadetin, deklarimin e besimit, për t’i shpërndarë më pas pamjet filmike në rrjetin elektronik Youtube.

Adebayor ka patur një karrierë deri diku të suksesshme futbollistike. Ai ka luajtur për një sërë skuadrash europiane, duke përfshirë Metzin, Monakon, Arsenalin, Mançester Sitin dhe Realin e Madridit. Në vitin 2012 togolezi do të transferohej te Totenhemi, te skuadra pjesë e së cilës vazhdon të jetë ende.

Adebayor ka luajtur me kombëtaren e Togos që në vitin 2000, dhe ka shënuar 29 gola në 63 ndeshje. Tetë vite më pas, në 2008-ën, do të shpallej si futbollisti më i mirë i Afrikës.

Pak më herët Adebayor do t’i bënte të njohura në Facebook problemet e tij familjare, e madje do të pohonte se në një moment të jetës së tij kishte menduar dhe vetëvrasjen.  /tesheshi.com/