728 x 90 Leaderboard

Mediat boshnjake: Gjirokastra, qyteti shqiptar që mahnit me bukurinë e saj

Gjirokastra është një qytet në Shqipërinë jugore pranë kufirit me Greqinë dhe ka rreth 30,000 banorë. Emri i qytetit rrjedh nga fjala greke Argyropolis (“Qyteti i argendtë”) ose Argyrokastron (“Kështjella e argjendtë”).

Qyteti mendohet të jetë themeluar në shekullin e 12-të, dhe pjesa e vjetër e qytetit të sotëm është listuar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si “një shembull i rrallë i një qyteti me karakter arkitektonik tipik për kohën osmane”.

Shumë shtëpi në Gjirokastër kanë një stil të veçantë lokal, për çfarë edhe qyteti është quajtur “qyteti gur”, pasi shumica e shtëpive të vjetra kanë kulmet të mbuluara me pllaka guri”.

Turqit, grekët, françezët, italianët, gjermanët, …

Në 1417 qyteti u pushtua nga turqit. Pas largimit të turqve, qyteti u pushtua edhe tre herë tjera nga “të huajt”. Në vitin 1914, Jorgos Hristakis Zografos, ish ministër i jashtëm grek, njoftoi në Gjirokastër krijimin e një shteti të pavarur të Epirit të Veriut, kryesisht të banuar nga grekët. Gjirokastra u shpall kryeqyteti i shtetit të pavarur, edhe pse Lufta e Parë Botërore e shkatërroi shtetin, i cili u pushtua nga trupat franceze, të cilët më pas ia dhuruan Shqipërisë në vitin 1918.

Vetëm pas 20 vitesh, me 1940, grekët pushtuan qytetin dhe u vendosën aty për pesë muaj derisa italianët morën kontrollin e qytetit, të cilët qëndruan atje deri në kapitullim në shtator të vitit 1943, pas së cilës gjermanët sunduan deri në vitin 1944.

Vetëm një xhami mbijetoi në qytet

Pas ardhjes së komunistëve dhe Enver Hoxhës në pushtet në vitin 1967, vetëm një xhami e ndërtuar në vitin 1757 arriti të mbijetojë, dymbëdhjetë xhamitë e tjera u shkatërruan.

Në vitet e ’90-ta qyteti u godit nga një krizë e rëndë ekonomike, veçanërisht në vitin 1997, e cila destabilizoi tërë ekonominë shqiptare. Protesta të dhunshme anti-qeveritare u zhvilluan në qytet; më 16 dhjetor 1997, shtëpia e Hoxhës u hodh në ajër nga sulmues të panjohur antikomunistë.  

Për shkak të problemeve ekonomike, numri i banorëve ka rënë ndjeshëm, dhe shumë grekë kanë ikur në Greqi edhe pse ende kanë një rol të rëndësishëm dhe një ndikim të fortë kulturor në qytet.  

Related posts