728 x 90 Leaderboard

Media turke: ja video që tregon Gylenin duke udhëzuar pasuesit se si të depërtojnë në shtet

Media turke ka publikuar një ndër predikimet e klerikut Fethullah Gülen, por jo me kumt fetar. Në atë fjalim, aty nga vitet ’80-të, ai lëshon direktiva se si ndjekësit e tij duhet të synojnë kapjen e shtetit duke depërtuar në mënyrë diskrete në çdo pore të tij, në çdo strukturë, në çdo institucion. Dhe pikërisht për këtë arsye ata konsiderohen si masoneria e Islamit.

Predikimi i tij nuk ka lidhje të drejtpëdrejtë me grushtin e shtetit, por sipas autoriteteve turke, të tërthortë po; madje ata e konsiderojnë këtë video si rrënjët e asaj çka u finalizua me grushtin e shtetit të 15 korrikut.

 

Shkrimi që shoqëron videon:          

Ndërsa organizata guleniste FETÖ mohon përfshirjen në përpjekjen e fundit për grusht-shtet, Fethullah Gülen, udhëheqësi kontraverz ka udhëzuar fshehurazi pasuesit e tij të depërtojnë ngadalë nëpër institucionet e shtetit turk në mënyrë që të marrin kontrollin e plotë mbi sistemin shtetëror, siç shihet në njërin nga predikimet e tij të viteve të ’80-ta të inçizuara në një video.

Në këtë video, Gülen gjatë një adresimi pasuesve të tij, ju thotë se qëllimi i tyre është që të “avansojnë aq shumë” sa që të depërtojnë në pikat vitale të shërbimit civil dhe gjyqësorit, e cila do t’u garantojë dhe sigurojë të ardhmen e tyre”.

“Prania e miqve tanë në gjyqësor, shërbimin civil dhe institucione tjera vitale nuk duhet të shihet si obligim individual”, ju thotë Gülen pasuesve të tij dhe sugjeron që ata të mësojnë të gjitha truket e tregtisë për të siguruar të ardhmen e tyre.

Gülen përshkruan një nga qëllimet e lëvizjes së tyre siç është avancimi, por në mënyrë diskrete deri në momentin kur e marrin sistemin në dorë.

“Është e domosdoshme për ne që të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të vëmendshëm”, thotë Gülen dhe shton se kushdo që dëshiron të shërbejë në lëvizjen e tij duhet të veprojë si një diplomat që mund të menaxhojë me botën dhe të veprojë me kujdes në mënyrë që të mos ngjallin dyshime dhe të mos e zbulojnë identitetin e tyre.

Ai gjithashtu kërkon nga ndjekësit e tij që të mbajnë fjalët e tij sekret.

FETÖ, që njihet edhe si Lëvizja e Gülenit, operon si strukturë e fshehtë, me udhëheqës dhe përfaqësues në nivel të rrethit, krahinës dhe nivel mbarë-kombëtar, duke vepruar si insajderë por edhe si vendim-marrës që drejtojnë lëvizjen.

Ata janë akuzuar për përpjekje të organizimit të grusht-shtetit, ku 240 vetë janë vrarë dhe mbi një mijë vetë janë lënduar.

Gülen është ndër personat më të kërkuar në Turqi, ndërkohë që vendi është duke bërë përpjekje të mëdha për të siguruar një flet-arrest ndërkombëtar për të. Ai jeton në një kompleks në pronësi të lëvizjes së tij në Saylorsburg, Pennsylvania. Ankaraja po kërkon që të sigurojë ekstradimin e tij nga SHBA dhe ka dorëzuar zyrtarisht dokumentet për ekstradimin e tij më parë, këtë javë.

Gylenistët drejtojnë një rrjet të gjërë të shkollave në gjithë globin, por kryesisht kanë investuar në shkollat në SHBA, të cilat marrin fonde qeveritare por operojnë të pavarur nga sistemi i shkollimit publik. Dhjetëra shkolla gyleniste po përballen me kritika dhe janë nën hetim për dyshime të keqpërdorimit të granteve federale, dhe abuzim me një skemë të vizave përmes të cilës kanë sjellur mësues nga Turqia për të jetuar dhe vepruar në SHBA.

Gylenistët janë akuzuar për përgjim ilegal të mijëra njerëzve, që nga kryeminstri deri te gazetarët, dhe figurat tjera prominente. Ata janë akuzuar po ashtu për burgosjen e kritikëve apo cilido që e kanë konsideruar pengesë për përpjekjet e lëvizjes së tyre për të fituar ndikim të mëtejshëm, nëpërmjet gjykimeve të fabrikuara. Qindra gjeneralë, akademikë dhe tjerë janë arrestuar me vite për kinse përpjekje për organizim të grusht-shtetit. Më vonë është zbuluar se ata janë arrestuar në akuza të bazuara në dëshmi të rreme, të fabrikuara nga pjesëtarët gylenistë të insitucioneve për zbatim të ligjit. /tesheshi.com/

 

Related posts