Media serbe: Plazhet që ka Shqipëria, nuk mund t’i gjeni askund në Evropë” (video)

Në bazë të vlerësimeve të agjencive turistike, në qytetet shqiptare të detit Jon kanë qëndruar më shumë se 10.000 banorë të Bujanovcit, Preshevës dhe Gjilanit, shkruan B-92 Familja Fejzullahu nga Bujanoci ka vite që kalon pushimet e verës në Vlorë dhe Sarandë në detin Jon.

Më parë, ata kanë kaluar pushimet verore në Greqi, Mal të Zi dhe Turqi. “Plazhet që ka Shqipëria nuk i gjen askund në Evropë. Çmimet nuk janë të larta, dy ose tre persona mund të hanë për 10 deri në 15 euro”, thonë këta turistë.

Sipas vlerësimit të agjencive turistike, në këtë sezon numri i turistëve nga jugu i Serbisë që kanë qëndruar në qytetin shqiptar në detin Jon është rritur afër 35 për qind në krahasim me vitin e kaluar, vijon portali serb B92.

Durrësi është larg nga Bujanoci afër 370 kilometra, ndërkaq Saranda 580 kilometra.

Qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës kryesisht kalojnë pushimet e verës në Durrës, Velipojë dhe Himarë.

Nga Gjilani ka linja të rregullta me autobus për Durrës dhe Sarandë, ku një biletë kthyese kushton 25 euro. /tesheshi.com/

Për më gjerësisht, ndiqni videon: