Auto Dak
Auto Dak

Media pranë qeverisë i lëshohen gazetares Alida Tota, por argumentat bijnë era komunistllëk

Një portal afër qeverisë i ka bërë një portret gazetares Alida Tota, ku në fokus është është shfaqja e saj si militante e PD-së, pas së cilës përligjet dhe një reportazh i saj për vdekjen e Arditit në Sharrë, ngjarje e cila ka kompromentuar rëndë kryebashkiakun Veliaj.

Siç dihet, Tota u shkarkua javë më parë nga puna si kryeredaktore e A1-it në pronësi të Koço Kokëdhimës, siç u tha, me urdhër të Veliajt; por rasti me një tjetër produkt gazetaresk, puntatën e parë të emisionit Publicius në Vizion Plus, ku për të njëjtën temë u bllokua transmetimi, e ka risjellë në qendër të vëmendjes sërish çështjen Tota.

Sakaq, dje është sulmuar dhe e kaluara e regjisorit të Publicius, Artan Rama, si ish-nëpunës i SHIK-ut në kohën e Gazidedes. Një ditë më parë, një grup gazetarësh protestuan para Bashkisë për këto dy raste, të cilat i konsideruan si flagrante për t’ja mbyllur gojën medias, sipas tyre.

Por është interesante portreti që i është bërë gazetares Tota, ku thuhet se ajo është mikeshë e ngushtë e deputetes demokrate Albana Vokshi (shoqëruar edhe me fotot përkatëse), e prej së cilës është punësuar dhe në administratën publike në kohën e Berishës, deri në zyrën e këtij të fundit. Dhe kjo merret si kriter për t’i konsideruar produktet e saj gazetareske, më saktë reportazhin ndaj rastit të vdekjes së Ardit prej të cilit kompromentohet rëndë figura e Veliajt, si të motivuara politikisht.

Dhe në këtë prizëm harrohet një fakt, që Alida Tota ka qenë prej vitesh edhe gazetare në Top Channel, i konsideruar television afër Ramës që ditën e parë të krijimit; gjë që nuk e bën domosdoshmërisht gazetaren Tota si një militante të Ramës.

Gazetaria ka vetëm një kriter për t’u gjykuar: të vërtetën ose jo të vërtetën, pavarësisht se gazetarin me mijra arsye mund ta çojnë të kenë farefis, miq a shokë, këtë apo atë politikan, të kësaj apo të asaj kahjeje. Portali që i ka bërë portetin Totës, ka vetëm një detyrë: të provojë nëse gazetarja në fjalë ka gënjyer ose jo. Kaq.

Të tjerat, se kë do ajo më shumë dhe se me kë lidh miqësi në jetën e saj private, janë vetëm çështje të saj.

Forma që ka zgjedhur portali për ta goditur Totën me të dhëna të tipit “më thuaj se me kë rri të të them se kush je”, bijnë erë komunizëm në gjykim. /tesheshi.com/                                  

 

auto pjese dak

Related posts