Auto Dak
Auto Dak

Media italiane: Buffon, në vend të Casillas-it te Porto

Portieri i njohur italian Gianluigi Buffon u largua nga Paris Saint-Germain pas vetëm një sezoni, por nuk ka ndërmend të tërhiqet edhe pse është 41 vjeç

Pas largimit zyrtarisht nga PSG, ai spekuloi se do të kthehej në Itali ku do t’i jepte fund karrierës së tij në disa nga klubet e Serie A.

Megjithatë, Tuttosport shkruan se kjo nuk do të ndodhë dhe se portieri legjendar italian vitin e ardhshëm do të mbrojë portën e Portos në Portugali.

Ai pritet të zëvendësojë kështu Iker Casillas-mn, i cili së fundmi pati një sulm në zemër.

Buffon filloi karrierën e tij te Parma ku kaloi gjashtë vjet, dhe pastaj kaloi te Juventus. Ai fitoi tre trofe me fanellën e Parma-s si dhe  Kupën UEFA (1999), ndërsa me Zonjën e Vjetër të Torinos fitoi 19 trofe. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts