728 x 90 Leaderboard

Qeveria: pse duhen ndertuar aeroportet e Vlorës dhe Sarandës

Gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka zbërthyer dhe njëherë rëndësinë e dy aroporteve që qeveria ka në projekt të ndërtojë, Vlorën dhe Sarandën.

Ai ka shpjeguar skemat e financimit, duke e shoqëruar këtë dhe me shpjegimin e rëndësisë së tyre.

Jemi në negociata për aeroportin e Vlorës. Nëse ne nuk i përfundojmë këto negociata në kohën e duhur, pra shumë shpejt, do të tentojmë çdo lloj mënyre përfshirë edhe skemë me financim nga buxheti i shtetit për ta bërë të mundur këtë aeroport. Janë parashikuar të gjitha hapësirat buxhetore nga ministria e Financave që të mbulohen brenda limiteve që na lejon hapësira për financimin e Partneritetit Publik Privat të kemi mundësi ta bëjmë këtë aeroport. Sepse e ardhmja e turizmit shqiptar nuk mund të mbahet peng nga mungesa e një aeroporti. Ndryshe ne nuk do të kemi turizëm pa bërë një aeroport në Vlorë.

Shqipërisë i duhet patjetër një aeroport në Vlorë në mënyrë që të aksesohet një pjesë e territorit të jugut sidomos zonat që kanë potenciale të mëdha turistike.”

Të njëjtën gjë po shikojmë për Sarandën. Do të jetë një projekt jo me buxhet shteti por jemi të gatshëm me parternitet privat, investim tërësisht privat të mundësohet dhe aty një aeroport.

Dikush do të thotë po si ka mundësi dy aeroporte në jug? Jo. Nga studimet e fizibilitetit mundësohet dhe një projekt turistik në Sarandë, pra një aeroport sepse Korfuzi është i mbingopur dhe nga porti i Sarandës kanë hyrë mbi 600 mijë qytetarë. Do të thotë që ka një fluks të madh njerëzish që lëvizin në drejtim të Sarandës. Saranda ka dhe kapacitete akomoduese më shumë se çdo vend tjetër i Shqipërisë”, shpjegoi Gjiknuri. /tesheshi.com/

Related posts