Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Më në fund: Parlamenti Evropian po kërkon futjen e një karrikuesi universal

Eurodeputetët i bënë thirrje Komisionit Evropian që të përshpejtojë futjen e një karrikuesi universal për të gjithë celularët dhe pajisjet e tjera elektronike portative në interes të konsumatorëve dhe mjedisit.

Në Direktivën e Pajisjeve Radio 2014, ligjvënësit e BE kërkuan nga KE që të vazhdojë të punojë mbi të përmes një akti të deleguar për ta mundësuar sa më shpejt këtë.

Në një debat, ligjvënësit në Strasburg mbrojtën me shumicë dërrmuese futjen e karikuesve universale sa më shpejt të jetë e mundur, të pajtueshëm me të gjithë telefonët mobil, tabletat, lexuesit e librave elektronikë dhe pajisjet e tjera portative.

Një numër prej tyre kritikuan ngadalësinë dhe joefikasitetin e Komisionit në zbatimin e direktivës, dhe disa ngritën dyshime se mund të ketë frikë nga sulmet e korporatave që kundërshtojnë një masë të tillë, siç është Apple.

Që nga miratimi i direktivës në vitin 2014, Komisioni është mbështetur në rekomandime, duke pritur që prodhuesit të harmonizojnë vullnetarisht produktet e tyre, por kjo qasje ka qenë e pasuksesshme.

Nënkryetari i Komisionit dhe Komisioneri për Marrëdhënie Ndërinstitucionale dhe Parashikime, Maros Sefcovich, duke hapur debatin me eurodeputetët, theksoi se numri i llojeve të karikuesve kishte rënë nga më shumë se 30, por pranoi se ky ende nuk ishte një rezultat i kënaqshëm.

Sipas vlerësimeve, ngarkuesit e vjetër gjenerojnë më shumë se 51,000 ton mbeturina elektronike në vit. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts