728 x 90 Leaderboard

Më në fund: Izraeli ndërpret bllokadën, palestinezët marrin postën pas tetë vjetësh

Letra e paketa gjithëëfarëshe arritën më në fund në Bregun e pushtuar Perëndimor, pasi Izraeli lejoi që të kalojë posta për Palestinën, pas 8 vitesh bllokadë.

Punëtorët postarë palestinezë në qytetin e Jerikos, po përballen tani me klasifikim më shumë se 10 ton dërgesave dhe një zyrtar tha për AFP se do të duhen të paktën dy javë për t’i disiplinuar.

Ramadan Ghazawi, një punonjës i postës në Jeriko, thotë se dërgesat janë bllokuar për arsye sigurie.

Në një deklaratë të lëshuar dy ditë më parë, ministri palestinez i Komunikimeve, Allam Moussa akuzoi Izraelin se nuk e ka zbatuar një memorandum mirëkuptimi që u nënshkrua në vitin 2016 ku thuhet qa posta ndërkombëtare të përcillet për në Palestinë pa pasur nevojë të kalojë përmes shërbimit postar izraelit. /tesheshi.com/

 

 

Related posts