Auto Dak
Auto Dak

Me flamurin e varur në Londër, Shkupit i “qesh buza”: ja vlen!

Flamuri i Maqedonisë Veriore u ngrit me flamuj të anëtarëve të NATO-s përpara samitit të Aleancës në kryeqytetin britanik, Londër, në 3-4 Dhjetor.

“Krenari! Flamuri i atdheut tonë u ngrit në Londër para Samitit të NATO-s. Së bashku me 29 anëtarët e tjerë. Ia vlente!”, shkruajti ministrja e Mbrojtjes Radmila Sekerinska në profilin e saj në Facebook, me një foto të flamujve në shtizë.

Në Samitin e NATO-s në Londër, Maqedonia Veriore do të ulet në të njëjtën tryezë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës.

Delegacioni i qeverisë nga Shkupi drejtohet nga Kryeministri Zoran Zaev, dhe krahas tij do të jetë Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Nga anëtarësimi i plotë në NATO, Maqedonia e Veriut është e ndarë me vetëm një ratifikim nga një shtet anëtar.

Protokolli i Aderimit në Aleancë për nëntë muaj është ratifikuar nga 28 anëtarë dhe mbetet vetëm për t’u miratuar nga Spanja.

Deklarata përfundimtare e Samitit të NATO-s, siç raportohet nga media e Shkupit, parashikon një paragraf të veçantë me frazën se “do të mirëpresë Maqedoninë Veriore si një anëtar i 30-të”.

Ky zhvillim entuziast për Shkupin, vjen pas dështimit të marrjes së një “Po”- je për negociatat, i trajtuar dhe si një llojn pabesie nga ana e BE-së. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts