728 x 90 Leaderboard

Mbyllja e lojrave të fatit, ministri Ahmetaj shfaqet moralist: para dëmit social, paraja asnjë vlerë!

Ministri i Financava Arben Ahmetaj tha se në vendimin drastik mbi mbylljen e lojrave të fatit, diktoi përfitimi social mbi atë financiar.

“Ajo industri u kthye në plagë sociale dhe zgjodhëm një mënyrë drastike për mbylljen e një elementi që rezultoi i pamundur të kontrollohej plotësisht. Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, deklarioi njeriu në krye të financave shqiptare.

Ai tha se qeveria ka bërë gati një plan për të rehabilituar shpejt efektin e daljes në rrugë të dhjetra të papunëve.

“Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm”, qartësoi Ahmetaj. /tesheshi.com/

 

Related posts