728 x 90 Leaderboard

Mbyllja e lojrave të fatit, milionat që lanë shqiptarët në një vit

Ornela Liperi, gazetare e njohur e revistës ekonomike Monitor, bërime dije se shqiptarët kanë lënë mbi 130 milion euro në lojra fati, përfshirë kazino e baste sportive.

Duke komentuar vendimin më të fundit të qeverisë Rama për mbylljen e tyre, gazetarja Liperi tha se edhe pse kjo masë do ketë efekt negativ në një drejtim, prej të papunëve, në një drejtim tjetër është e papranueshme sipas saj që ekonomia të orientohet në këto lloj biznesesh me pasoja sociale.

Punëdhënësi më i madh në vend prej dy apo tre vjetësh është një kompani, TSGA, e cila ka 3 mijë të punësuar. Është punëdhënësi i dytë më i madh, e mbi këtë është vetëm Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Kjo tregon edhe se drejt çfarë modeli ekonomie jemi orientuar, ku po shkojmë. Nëse shohim Maqedoninë apo vende të tjera, atje ka kompani që prodhojnë pjesë për makina apo autobusë”, tha gazetarja Liperi, cituar nga Ora News. /tesheshi.com/  

 

 

Related posts