728 x 90 Leaderboard

Mbyllen ndeshjet në grupe: pas Shqipërisë, eliminohet dhe Turqia

Takimet e kësaj mbrëmjeje kanë qenë të fundit në fazën në grupe në Europianin e Francës. E para skuadër e zhgënjyer do të ishte Shqipëria, që do të eliminohej mes skuadrave të vendeve të treta. Befasia tjetër ka ndodhur vetëm pak më parë, kur fitorja e Irlandës ndaj Italisë ka fundosur dhe Turqinë.

Në dy ndeshjet e pasdites së vonë, të vlefshme për grupin F, Hungaria dhe Portugalia barazuan 3-3 mes tyre, duke u kualifikuar të dyja. Islanda fitoi 2-1 ndaj Austrisë, duke vijuar më tej vetë dhe duke i kthyer në shtëpi austriakët.

Mbrëmja qe destinuar për takimet e grupit E. Belgjika mposhti 1-0 Suedinë. Skuadra e Hazard-it me shokë shkon më tej. Zhgënjyese Suedia, që, veç eliminimit, humbet dhe Ibrahimovic-in, i cili e kishte lajmëruar më herët largimin nga futbolli ndërkombëtar pas ndeshjes së fundit të kombëtares së tij në këtë kampionat.

Irlanda do ta godiste në minutën e 85-të një Itali me formacion të ndryshuar. Brady i jep fitoren Irlandës, por edhe kualifikimin. Një kualifikim që eliminon Turqinë e sapozgjuar, që pas një nisjeje shumë të dobët arriti të fitojë ndaj Çekisë.

Kështu është plotësuar tabloja e përplasjeve të një të tetave.

Të shtunën do të kemi tre takime: Zvicër – Poloni, Uells – Irlandë e Veriut, Kroaci – Portugali. Të dielën do të luhen tre sfida të tjera: Francë – Irlandë, Gjermani – Sllovaki, Hungari – Belgjikë. Për të përfunduar të hënën me dy ndeshje: Itali – Spanjë dhe Angli – Islandë. /tesheshi.com/

Related posts