728 x 90 Leaderboard

Mbreti Salman liron nga burgu debitorët ndaj shtetit, iu fal dhe borxhet

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz liroi të gjithë ata të burgosur në provincën e Taifit, të cilët ishin dënuar për borxhe financiare ndaj shtetit.

Njëherësh, ai lëshoi një urdhër për të paguar të gjitha tatimet, kreditë dhe borxhet e tjera për shkak të të cilave të burgosurit ishin pas hekurave nga fondet e buxhetit.

Mediat saudite njoftuan se këtë vendim, Mbreti Salman e ka bërë me sugjerimin e Princit të parë të Kurorës, Muhammed bin Salman, i cili dje ishte në një vizitë pune në Taif.

Nuk është specifikuar se sa të burgosur u liruan nga falja mbretërore. Taif është një qytet i vendosur në malin Saraëat dhe për shkak të kushteve të favorshme klimatike është shpesh vendbanimi i të huajve, por edhe qëndrimi i përkohshëm i qeverisë saudite gjatë nxehtësisë së verës. /tesheshi.com/

Related posts