Auto Dak
Auto Dak

Mbreti Abdulaziz miratoi hyrjen e forcave amerikane në Arabinë Saudite

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz ka dhënë miratimin për hyrjen e forcave amerikane në vendin e tij.

Agjencia e lajmeve Saudite (PS) ka botuar një artikull ku i referohet një zyrtart në Ministrisë së Mbrojtjes, sipas të cilit mbreti Abdulaziz ka miratuar hyrjen e forcave amerikane në Arabinë Saudite, siç theksohet, për të siguruar paqen dhe për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Burimi thekson se një vendim i tillë është bërë në bazë të bashkëpunimit midis dy vendeve, domethënë nga interesi i përbashkët i dy vendeve që synon të mbrojë dhe forcojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Shkrimi  nuk përmban detajet e numrit të ushtarëve amerikanë në veprim.

CNN shkroi një ditë më parë duke cituar zyrtarët e Pentagonit, se Shtetet e Bashkuara presin të dërgojnë 500 trupa të tyre në bazën e Forcave Ajrore Saudite “Prince Sultan” në Riad.

Në nëntor 2017, Newsweek Magazine publikoi një shkrim ku thuhej se ka të paktën 850 ushtarë amerikanë në Arabinë Saudite. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts