728 x 90 Leaderboard

Mbreta Shaqiri nga Shtimja vizaton këmbët e Xherdanit nga Gjilani: një mesazh për serbët

E gjithë bota shqiptare po përjeton një delir nacional pas golave dhe “kuqezi” të dyshes Xhaka-Shaqiri në portën serbe.

Është përjetuar mbrëmja e së premtes si një triumf kombëtar ndaj Serbisë, ku vetë zviceranët kanë kaluar në plan të dytë, edhe ata me gëzimin e tyre të pashoq, por që nuk pikëlidhet me emotivitetin mbarëshqiptar.

Në këtë atmosferë, kur dhe rrjetet sociale kanë qenë gati të shpërthejnë nga statuset që kanë kulluar krenari kombëtare, prej aty ku e gjithë bota është përqëndruar këto ditë, një vajzë 16-vjeçare me mbemrin e Xherdanit nga Gjilani, ka zgjedhur të vizatojë këmbët e tij “vrastare”.

Mbreta Shaqiri nga Komuna e Shtime, i tha tesheshi.com: “Jam nxitur nga reagimet e politikes serbe pasi ata i dhanë shumë rëndësi këpucëve me dy flamujt duke thënë se se do e mundim Zvicrën pasi aty luajnë shqiptarët”. /tesheshi.com/  

 

Related posts