728 x 90 Leaderboard

Mbresëlënës në fushë, Nadal vijon rrugëtimin në Australian Open

Numri një i botës nuk la vend për asnjë suprizë në turin e dytë të turneut të parë Grand Slam të vitit.

Rafael Nadal mposhti 3-0 në dy orë e 38 minuta argjentinasin Leonardo Mayer.

Pas dy seteve të para të fituara 6-3, 6-4, në “Rod Laver Arena” të Melburnit, Nadal u detyrua në të tretin të japë spektaklël në tie-break për të mos luajtur një set të katërt.

Një set i fituar 7-6, e prej nga spanjollin e pret në turin e tretë boshnjaku Damir Dzumhur.

“Për një njeri që nuk ka luajtur që nga nëntori i shkuar…, ndërsa priste që gjunjët e tij t’u jepnin fund dridhjeve, numri një duket tejet i shtendosur dhe mbresëlënës,” shkruhet mes të tjerash në raportimin në faqen zyrtare të turneut australian.

Nadal nuk ka zbritur në fushë prej muajit të parafundit të vitit të shkuar për arsye fizike, dhe tani kërkon një titull të 17-të në turnetë Grand Slam.

“Eshtë një fitore e rëndësishme për mua kundër një kundërshtari të fortë. Duke munguar në gara për njëfarë kohe, kjo është fitorja e dytë radhazi, e kësisoj është një lajm shumë i mirë për mua. Ky turne është favoriti i vitit për mua dhe familjen time, kështu që dua të qëndroj këtu sa më gjatë të jetë e mundur,” ka deklaruar ai pas suksesit të sotëm. /tesheshi.com/

Related posts