Mblidhen 70,000 dollarë për gruan që i ngriti Trump-it gishtin e mesëm

Më shumë se 70 mijë dollarë janë mbledhur për çiklisten e cila u shkarkua nga puna për shkak se kishte bërë një gjest të vrazhdë ndaj autokolonës së Presidentit Trump.

Paratë janë mbledhur që nga 6 nëntori, kur u nis një fushatë në GoFundMe në emër të Juli Briskman. Briskman i ngriti gishtin e saj të mesëm autokolonës së Trump që po kalonte krah saj ndërsa ajo po ngiste biçikletën.

Gjesti sfidues u kap nga një fotograf që po udhëtonte me Trump, pas një vizite në një terren golfit në Sterling të Virxhinias më 28 tetor. Fotoja u shpërnda menjëherë viralisht.

“Ai po kalonte pranë meje dhe gjaku im vetëm filloi të vlojë … vetëm një e treta e Porto Rikos ka rrymë. Po mendoja, e ai është përsëri në fushën e golfit”, tha Briskman për Huffington Post.

Tre ditë më vonë, menaxherja 50-vjeçare e marketingut u shkarkua nga kompania e saj, një kontraktore e qeverisë.

“Faleminderit Juli Briskman!”, shkroi Rob Mello, i cili krijoi llogarinë GoFundMe, duke e quajtur atë “një frymëzim për të gjithë ne”. Të gjitha paratë e ngritura shkojnë drejtpërdrejt për Briskman, tha ai në këtë faqe interneti. /tesheshi.com/