Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Mbi 1 miliard euro në Shqipëri: pse shqetësohet Basha, si e qetëson Rama

Kreu demokrat Basha, si njeriu që udhëheq opozitën, tha se ishte i gëzuar për shifrën mbi 1 miliard euro për Shqipërinë dhënë nga donatorët për rindërtimin pas tërmetit, por ai shprehu drojën për menaxhimin e tyre.

“Të gjitha donacionet ndërkombëtare për popullin shqiptar për dëmet e pas tërmetit të 26 nëntorit janë të bekuara dhe të mirëpritura.

Falenderime dhe mirënjohje për çdo vend, çdo organizatë dhe çdo institucion ndërkombëtar që i gjendet pranë qytetarëve shqiptarë në këtë moment të vështirë.

Detyra jonë është të bëjmë gjithçka që këto kontribute të shërbejnë vërtet për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë.

Është e rëndësishme që të nisë menjëherë puna dhe fondet të përdoren me përgjegjshmëri dhe transparencë për të ndalur  keqpërdorimin dhe abuzimin me to”. shkruan Basha.

Por siç ka sqaruar Rama, i gjithë fondi do monitorohet me një të ashtuquajtur “Akademi Transparence”, një ide e amerikanëve.

Tërmeti i 26 nëntorit ishte i vetmi rast ku demokratët lanë mënjanë sulmet dhe akuzat politike ndaj qeverisë dhe u shfaqën pranë popullit dhe shqiptarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore. Për këtë kryeministri Rama shprehu disa herë vlerësimet e tij dhe i bëri thirrje Bashës të bashkëpunonin për të qenë sa më pranë shqiptarëve në këtë rast emergjence për vendin.

“Na duhet të fillojmë të punojmë së bashku. Miqtë tanë amerikanë nuk erdhën me shumë para, por me argumente me mënyrën si të sigurohemi që kaq shumë para të përdoren në mënyrë transparente. Ata janë bujar për të eksportuar standarde. U kërkova për një akademi transparence e cila do të nisë me rindërtimin dhe do të zhvillohet si strukturë që do të vlerësojë kriteret e tenderëve dhe procedurave publike”, tha Rama. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts