728 x 90 Leaderboard

Mbeti pa luajtur pasi qeshi kur skuadra e tij ishte duke humbur (video)

Isco Alarcon mbeti pa zhvilluar as edhe një minutë në përballjen që skuadra e tij Real Madrid e fitoi në shtëpi ndaj Rayo Vallecanos, (10-2). Shkak për këtë u bë një veprim i pahijshëm i lojtarit që filloi të qeshte pasi mbretërit po humbnin (1-2) dhe ky veprim i tij nuk u la pa u vërejtur nga tekniku, Rafael Benitez, që e “çimentoi” në stol mesfushorin.

2Ky veprim i Iscos është vazhdimësi e pakënaqësive nga java në javë. Kujtojmë fundjavën e shkuar reagimin e tij në stol teksa kishte parë që Toni Kroos nuk ishte inkuadruar në lojë.

Reprezentuesi spanjoll në një formë shpreh haptazi pakënaqësinë që ka me trajnerin Rafael Benitez dhe një largim i tij në merkaton e janarit mund të konsiderohet si njëri nga opsionet më ideale për dy palët. Juventus dhe Manchester City mbeten dy skuadrat më serioze që janë në garë për shërbimet e 23 vjeçarit. /tesheshi.com/

Related posts