728 x 90 Leaderboard

Mbërrin nga Stambolli Airbus-i i parë “Air Albania”-s, Rama: u përmbush një ëndërr!

Ka mbërritur në Rinas ardhur nga Stambolli, avioni i parë i kompanisë së shtetërore shqiptare, Air Albania, një Airbus 319.

Për një muaj, avionët do kryejnë teste fluturuese Tiranë – Stamboll e kthim, për të vijuar më pas fluturimet e rregullta, ku përfshihen dhe linjat me Romën, Milanon dhe Londrën. Pas një viti planifikohet dhe një linjë direkte Tiranë – Nju Jork.

Avionët do kenë emra figurash historike shqiptare si Migjeni, Lasgushi etj.

Kryeministri Rama, i cili e ka promovuar prej dy vitesh themelimin e kompanisë, u shpreh i ngazëllyer që erdhi ky moment

“Është një emocion tejet i veçantë për mua, por jo vetëm për mua që sot mes miqsh, bashkëpunëtorësh dhe partnerësh, përmbushim jo thjesht një zotim, por një ëndërr të kahershme, e cila dukej e pamundur për vite të tëra, kompaninë ajrore të flamurit kuqezi. Është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim që do të jetë i gjatë. Por synimi ynë është që t’i çojë shqiptarët sa më larg dhe t’i ndërlidh ata sa më shumë”, theksoi Rama.

Air Albania është një kompani e themeluar nga Turkish Airlines, lider në trafikun ajror. Kjo kompani është fryt i raporteve të ngushta Shqipëri – Turqi, shprehur nëpërmjet raportit të ngushtë personal Rama – Erdogan. /tesheshi.com/   

 

 

 

Related posts