Mbajuni! Çamçakëzi i Alex Ferguson shitet me një shifër fantastike

Kur mbarron së ripërtypuri e nxirret nga  goja, ajo ngjan dhe si diçka e pështirë, por jo për tifozët e Sër Alex Ferguson, një mbllaçitësi me nam të çëmçakizit në çdo ndeshje, në vitet kur drejtonte “Djajtë e kuq”.

Kështu, ado gjë që lidhet me atë ka marrë vlerën e një relikeje, përfshirë pra dhe një masë çëmçakizi, e cila shit në eBay për shumën e 454,000 eurove.

Ke qenë një tifoz ai i cili ka arritur të shfrytëzojnë popullaritetin e trajnerit legjendar dhe ka fituar shifrën pabesueshme me masën vizkoze që duhet të ish tretur nga toka e koha si një plehrë.

Ky tifoz i shkathët, megjithatë, nuk i mbajti paratë për vete, por ia dhuroi një shoqate humanitare.

Çamçakëzi i përkiste ndeshjes së vitit 2013 kur Manchester luajti me West Brom, një ndeshje që përfundoi 5-5. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts