Auto Dak
Auto Dak

Mazhoranca vendos të çojë Metën në Venecia, opozita: një zullum i radhës

“Komisioni hetimor do i drejtohet Komisionit të Venecias. Bushka do bëjë gati kërkesën me argumente për t’ia derguar Kryetarit të Kuvendit, i cili ia përcjell më pas Komisionit të Venecias” – ishte kjo deklarata e kreut të Komisionit Hetimor për hetimin e Presidentit Meta, Ulsi Manja, në mbledhjen e radhës së këtij komisoni, ku u miratua dhe regullorja.

Pra, siç mund të kuptohet, mazhoranca po tenton t’i japë sa më shumë legjitimitet punës për shkarkimin e kreut të shtetit, një inisiativë e nisur që pasi ky i fundit kreun aktin e paprecedent të anullimit me dekret të zgjedhjeve lokale, pasi i kishte dekretuar më parë. Për mazhorancën, kjo është një shkelje tejet e rëndë kushtetuese, e për këtë arsye presidenti duhet shkarkuar.

Nga ana tjetër, Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, e quajti komisionin për hetimin e Metës si një zullum të radhës së pushtetit.

“Ky zullum i ri i Edi Ramës nuk është thjeshtë për çështjen e Presidentit të Republikës, por bëhet për disa shkaqe. E para, për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e panumërta, për të mbuluar skandalin me skandal, sepse ai nuk del dot nga ajo vorbull ku ka hyrë. I dyti synim që kërkon Edi Rama nëpërmjet këtij komisioni të nënshtrojë dhe të frikësojë çdo lloj institucioni, çdo individ që punon në administratë, çdo personalitet, që të mos guxojë t’i dalë kundër qeverisë, pasi kjo e pret”, theksoi Gjata. /tesheshi.com/

 

 

auto pjese dak

Related posts