Mazhoranca “shkarkon” Metën për herë të dytë: mbi 100 vota për ngritjen e Komisionit Hetimor

Me 101 vota pro, 6 kundër, 3 abstenim dhe 1 deputet që nuk ka votuar, parlamenti vendosi ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, një punë që pritet të zgjasë tre muaj.

Hetimi ka për qëllim njohjen si dhe verifikimin e mënyrës së ushtrimit të kompetencave nga ana e Presidentit të Republikës lidhur me zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore në përputhje me parimet kushtetuese si parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, si dhe nxjerrjen e përgjegjësisë konkrete institucionale.

Do jenë pikërisht rezultatet e këtij komisioni, të cilat pritet t’i paraprijnë vendimit për shkarkim.

Dhe, siç mund të shihet dhe në këtë votim, mazhoranca duket se i ka votat e duhura. Si në votimin e rezolutës, ajo ka mundur të konfirmohet si e plotë në mundësinë për ta shkarkuar.

Dhe ja cila do jetë përbërja e Komisionit Hetimor:

1-Ulsi Manja, kryetar

2-Vasilika Hysi, anëtar

3- Klotilda Ferhati, anëtar

4-Bashkim Fino, anëtar

5-Alket Hyseni, anëtar

 

Nga opozita parlamentare:

1- Alban Zeneli- Zv. kryetar

2- Halit Valteri

3- Adriatik Alimadhi

 

Nga deputetët jashtë grupeve parlamentare:

1-Krenar Rryçi, /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts