Auto Dak
Auto Dak

Mazhoranca “fal” opozitën: krimi zgjedhor, të tjera dënime në vend të burgut dhe ndalimit në kufi

Mazhoranca bëri një tërheqje nga dënimi me burg për krimin zgjedhor, përfshirë dhe ndalimin e daljes jashtë vendi, duke i patur të dyja dhe si paralajmërim gjatë fushatës së saj për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ishte kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ai që duke prezantuar një paketë për disa ndryshime në kodin penal, tha se ndoshta burgu nuk është e vetmja zgjidhje.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, në respekt të konsultimit me deputetet e opozitës, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerezit t’i thërrasin mendjes”.

Pas kësaj deklarate pasoi një status i vetë kryeministrit Rama, ku shkrunte:

“Me këto ndryshime, sa herë të vandalizohen institucionet, shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarë e punonjës policie rëndohen pasojat penale për dhunuesit. Kush dënohet për krim zgjedhor nuk kandidon dot më dhe nuk punon dot më në shtet”. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts