728 x 90 Leaderboard

Maskë me shafran për lëkurë të bukur

Maska që po ju sjellim më poshtë është një trajtim bukurie që nuk kushton shumë, mund ta bëni në shtëpi dhe është shumë efektiv.

Kjo maskë që është krejtësisht natyrale preferohet ta përdorni nëse keni skuqje të lëkurës, irritim ose akne. Por mund të përdoret edhe nga vajzat që duan të kenë lëkurë të bukur dhe me shumë shkëlqim.

Madje, preferohet të përdoret edhe nëse keni qeska të zeza poshtë syve pasi në mënyrë efektive zhduk ato.

Kjo maskë në përbërjen bazë e ka Shafranin e Indisë, një erëzë që tashmë njihet edhe në Kosovë.

Përbërësit:

Shafrani i Indisë

Mjalti

Qumështi

Mënyrën se si ta përgatisni këtë maskë e gjeni në videon e mëposhtme:

Preferohet që kjo maskë të aplikohet një herë në dy javë.

Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini rreth kësaj erëze nuk lidhet me shëndetin. Duhet ta keni parasysh se Shafrani i Indisë mund të njollosë mobiljet dhe veshmbathjet. Keni kujdes kur e përdorni./tesheshi.com/

Related posts