Maska natyrale që ju largon plotësisht yndyrën nga fytyra

Maska me kastravec ju ndihmon të luftoni kundër puçrrave dhe është e nevojshme për fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve.

Përbërësit: 1 lugë çaji mente, 1 lugë çaji lëng limoni,  ½ kastravec dhe 1 vezë

Përgatitja

Hidhni në mikser kastravecin dhe menten. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.

Përbërjen e përftuar vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta. Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

Kjo maskë që përmendëm më lart është shumë praktike dhe e thjeshtë, ju ndihmon që të largoni yndyrën, e rrjedhimisht edhe puçrrat dhe ju jep shkëlqim në fytyrë./tesheshi.com/