Mascherano dënohet me nji vit burg për evazion fiskal

Punët mirë me gjyqin duket se nuk i kanë as futbollistët e Barcelonës. I fundit që e humbi një betejë gjyqësore është mbrojtësi argjentinas, Javier Mascherano. Futbollisti pranoi fajin se kishte fshehur 1,6 milionë euro nga taksat, për tu dënuar kështu me 1 vit burg për evazion fiskal.

Megjithatë, futbollisti nuk do e mbajë as edhe një ditë burg, pasi ka pranuar për të kthyer shumën e parave dhe gjithashtu për t’i paguar ditët për të cilat duhej të qëndronte në burg.

Kështu, Mascherano-s iu ofroi edhe një mundësi, ndërkohë rradha është për bashkëpatriotin dhe bashkëlojtarin, Lionel Messi, që gjithashtu është akuzuar për evazion fiskal.

/tesheshi.com/

Related posts