Auto Dak
Auto Dak

MASAT/ Qeveria mblidhet për tërmetin, Rama: një betejë që duhet fituar, në veprim dhe psikologët

Qeveria u mblodh sërish për tërmetin, duke zgjedhur të stacionohet te Ministria e Mbrojtjes, nga ku kryeministri Rama ftoi për ndihmë dhe psikologët, të cilët sipas tij duhet t’u vijnë në ndihmë ta panikuarve në masë, në Durrës e Tiranë, aty ku lëkundjet janë ndjerë më shumë.

“Ushtria të marrë informacion të saktë nëse duhen cadra këtu dhe atje. Stadiumi i Durrësit duhet të jetë pikë pritje, njerëzve duhet vendosur në dispozicion psikologë, kapacitet pritës dhe mjete, që nëse duan ta kalojnë natën në kovaleshënce të shkojnë atje. Paniku ka kalua”, tha Rama, duke pëtur përballë ministra, prefektë e kryebashkiakë.

Shefi i qeverisë kërkoi që të evidentohet çdo dëm, në mënyrë që çdo të dëmtuari t’i ofrohet ndihmë.

“Çdo plasaritje të inspektohet dhe çdo cenim i dukshëm i çdo pallati të inspektohet, pasi mund të jetë reagimi i ‘fugës sizmike’, por mund të jetë edhe cenim strukturor që e bën të rrezikshëm. Kështu që unë do të kërkoja si gjë të parë, të gjithë të spostohemi në Durrës, me një synim: Çdo familje që hyn në atë rrethin e parë të stresit dhe që dje gjatë gjithë natës ka qëndruar jashtë të kontaktohet. Brenda ditës së sotme para se të vijë nata duhen kontaktuar të gjithë. Do të angazhohen edhe deputetët edhe ministrat”, theksoi Rama.

Sipas tij, kjo është një betejë që duhet fituar.

Edhe identifikimi i dëmeve duhet bërë me kujdes, të mos mbetet pa asistuar asnjë, por të mos kemi spekulantë. Duhen kontrolle të unifikuara. Si në një hartë beteje. Ju duhet të keni deri sot pasdite çdo pikë të dëmtuar me emra”,  tha Rama. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts