Masakra në dy xhamitë, flet serbi i këngës me Karaxhiçin: kam frikë për jetën!

Në sfondin e pamjet e marshimit të përgjakshëm të terroristit Brenton Tarrant, i cili vrau 49 persona në dy xhami në Zelandën e Re, dëgjohet kënga çetnik

Gazetarët serbë të gazetës Alo kontaktuan Zheljko Grmushan, autor i këngës “Karaxhiç, udhëheq serbët e tij”, të cilën autori i masakrës në Zelandën e Re, australliani 28-vjeçar Brenton Tarrant e mbante në sfond gjatë rrugës drejt dy xhamive, si një inspirim për vrasjen në masë që do kryente.

“Është e tmerrshme ajo që bëri ai në Zelandën e Re. Natyrisht, e dënoj aktin dhe më vjen keq për të gjithë ata njerëz të pafajshëm. Por ai do t’i vriste pa marrë parasysh se çfarë këngë po dëgjonte”, ka thënë serbi, i cili jeton në qytetin e tij të lindjes, në Plavço pranë Kninit.

Në intervistë ai shpjegoi se në cilat rrethana ai e shkroi këngën.

“Kënga u realizua në luftë, në vitin 1993, dhe u krijua si një mbështetje morale për ushtrinë tonë. Ne kënduam, nuk therrëm dhe vrisnim. E shihni, edhe unë e kam kënduar dhe nuk kam turp për këngën, por tani po përdoret për të dënuar të gjithë kombin. Pra, çfarë ka të bëjë kënga me sulmin terrorist? Ai e kishte vendosur se çfarë do të bënte, edhe do të dëgjonte këngë kineze apo diçka tjetër”, u justifikua Grmusha.

Ai shtoi se pas masakrës në Zelandën e Re, tashmë ka frikë për jetën e tij.

 “Sigurisht që ndihem i frikësuar”, tha ai. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts