MASAKRA/ I vrarë duke folur në telefon me nënën

Salwa Mustafa as nuk mund ta mendonte se ajo e premte –xhumaje do ishte të ishte dita më e trishtuar në jetën e saj, pasi burri dhe djali i saj i madh do të vriteshin në mes të lutjes në xhami.

Kur filluan të shtënat, djali i saj më i madh, Hamza, 16 vjeç, u përpoq të largohej, e njëherësh po komunikonte në telefon me nënën e tij, Salwa-n.

“Mami, dikush hyri në xhami dhe po qëllon”, i tha Hamza nënës së tij duke u përpjekur që merrte me vete jashtë dhe vëllanë e vogël Zaid, i cili ishte qëlluar tashmë në këmbë”, kujton Salwa.

Biseda e tyre zgjati vetëm disa sekonda, dhe pastaj ajo dëgjoi të shtëna dhe britmat e djalit.

Në ato momente ai u vra dhe vëllai i tij u plagos nga një tjetër plumb, por mundi të mbijetojë. Në anën tjetër të xhamisë, gjendej i shtrirë në një pellg gjaku babai i tyre dhe bashkëshorti i Salwa-s, 44-vjeçari Khaled.

“Kam qëndruar në linjë edhe për 22 minuta. Pastaj dikush e mori telefonin celular dhe tha: ‘më vjen keq, mendoj se djali yt është i vdekur …’”.

Salwa Mustafa tregoi historinë e saj për mediat nga një prej spitaleve në Christchurch, aty ku qëndronte mbi kokën e djalit të saj të vogël, Zaid. Ai u plagos me dy plumba.

 “Ai terrorist do ta marrë dënimin nga Zoti, ndërsa djali dhe burri im inshallah tani janë në parajsë. Ne do t’u bashkohemi atyre një ditë”, tha ajo.

Hamza dhe babai i tij Zaid, janë vetëm dy nga 50 të vrarët e atyre minutave terrori nga Brenton Tarrant. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts