MASAKRA/ I mbijetuari: babai im mori një plumb për mua

Adeeb është një nga të mbijetuarit e sulmit terrorist ndaj besimtarëve në dy xhami në qytetin e Zelandës së Re të Christchurch. Në një intervistë të BBC, ai kujtoi gjithçka ndodhi me të, kur tha se “unë mbijetova sepse babai im mori një plumb për mua”.

Sipas tij, në momentin kur filloi vrasja, ai mendoi se ishte zhurmë për shkak të punimeve të jashtme. Shpejt ai e kuptoi që të shtënat po ndodhnin. Mendimi i tij i parë ishte të shpëtonte sa më shpejt nga sulmuesi që ishte prapa shpinës.

Ai u shqetësua se ku ishte babai i tij. Pas kësaj, sulmuesi filloi të gjuante.

Ai pretendon se anuk mund të bënte asgjë përveçse të shtrihej në dysheme, duke shtuar:

“Pastaj e kuptova se babai im kishte marrë një plumb për mua, dhe falë atij unë jam gjallë. Falë tij unë jam i padëmtuar, dhe falë tij, plumbi nuk e kapi fytyrën time”.

Por ai vuri në dukje se babai i tij është aktualisht në koma, njoftoi BBC. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts