Marrëveshja me Iranin dhe mbingopja e tregut ulin çmimin e naftës

Nafta ditën e djeshm era në nivelin e saj më të ulët në më shumë se një muaj, nën dritën e parashikimeve për arritjen e një marrëveshjeje bërthamore mes fuqive perëndimore dhe Iranit, të cilat mund të lejojnë një rritje të eksporteve të naftës të Teheranit si pasojë e heqjes së sanksioneve perëndimore ndaj saj. Nga ana tjetër, nafta bruto amerikane ra në nivelin e saj më të ulët krahasuar me cmimet e këtyre gjashtë viteve.

Çmimi i një fuçie nafte bruto arriti dje në mbrëmjene 54,20 dollarë, pasi gjatë ditës ishte ulur në 53,33 $ për fuçi, çmimi më i ulët ky që nga fillimi i muajit shkurtit. Ndërsa nafta bruto amerikane ra në 44,50, si rezultat i rritjes së rezervave të naftës, veçanërisht në Amerikë, si dhe fuqizimi i dollarit.

Dje, në qytetin turistik zviceran të Lozanës, dita nisi me negociata midis SHBA-ve dhe iranit mbi çështjen bërthamore të Iranit. Teheran njoftoi synimin e saj për të rritur sa më shpejt shitjet e saj të naftës pasi ti hiqen sanksionet.

Rezervat globale

Nafta e papërpunuar dhe ajo amerikane, dëshmuan rënie gjatë dy javët të fundit nën presionin e indikacioneve për rritje të furnizimeve në tregje, çka do të çojë në një rritje të shpejtë të rezervave të naftës, që sipas bankës franceze Societe Generale, do të bëjë që inventaret globale të këtij produkti të rriten me 1.6 milionë fuçi në ditë, për t`u përshpejtuar ritmi më pas në 1.7 milion fuçi në ditë në tremujorin e dytë të 2015.

Në këtë kontekst, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) njoftoi sot se prodhimi i naftës amerikane mund të fillojë të bjerë në fund të 2015

Rënia e cmimeve të naftës ka bërë që kompanitë ndërkombëtare të naftës të zvogëlojnë shpenzimet e tyre, dhe numri i sondave të shpimit të naftës në Shtetet e Bashkuara të bjerë, çka përforcon idenë se prodhimi i naftës nga vendet jo-anëtare të OPEC-ut mund të bjerë.

Burimi: Associated Press