Markoviç ja thotë në sy Haradinajt: për ne Demarkacioni çështje e kryer, ratifikojeni edhe ju!

Dushko Markoviç i ka thënë në sy Ramush Haradinajt se çështja e Demarkacionit për Malin e Zi është e kryer dhe se kjo marrëveshje duhet të ratifikohet edhe nga Kosova.

Ai tha se shteti i tij është i gatshëm të ndihmojë Kosovën të gjejë një zgjidhje më të mirë për këtë çështje, por nuk tregoi nëse Ramushi ka lëshuar pe që kjo marrëveshje të ratifikohet dhe të lihet e hapur mundësia për të rishikuar gabimet eventuale.

“Gjithsesi se kemi hapur edhe këtë çështje. Jemi dy kryeministra përgjegjëse dhe duhet të bisedojmë për këtë çështje që është e rëndësishme për të dyja vendet.  Kur është fjala për Malin e Zi ka përfunduar këtë punë, por e dimë që Qeveria e Kosovës ene nuk e ka ratifikuar këtë marrëveshje. Mali i Zi dëshiron që kjo çështje të zgjidhet dhe të arrihet marrëveshje për këtë çështje. Mali i zi është i gatshëm të ndihmojë Kosovën që ta ratifikojë sa më shpejt Demarkacionin”, tha Markoviç në konferencën e përbashkët për media me Haradinajn.

Ndërsa kryeministri kosovar dha shenja se përfundimisht do lëshoi pe për demarkimin e kufirit duke lënë të hapur mundësinë e daljes nga situata aktuale.

“Ekziston një vullnet i mirë që të gjendet një dalje nga gjendja në të cilën jemi. Jam me shpresë që do të gjendet një dalje nga kjo gjendje”, tha Haradinaj. /tesheshi.com/

Related posts