728 x 90 Leaderboard

Marko Milaçiç: njeriu i Putinit që synon presidencën malazeze, një djegës i flamurit të NATO-s

Vladimir Putin ka përgatitur një hile për zgjedhjet e radhës në Mal të Zi, ato presidenciale.

Moska nuk është tërhequr aspak në luftën për të shtënë në dorën të paktën një pallat pushteti në Podgoricë, pas hyrjes së vendit në NATO.

Pas dështimit në grushtin e shtetit në vitin e shkuar, ku me metoda të dhunshme tentoi të ndalojë fitoren e partisë së Gjukanoviçit, kësaj radhe Rusia po bën të gjitha përpjekjet për të riaktivizuar emocionet anti-NATO që t’i bashkojë atp me pakënaqësitë e qyetarëve karshi qeverisë aktuale, por edhe ndaj kastës politike që drejton prej më shumë se 27 vjetësh.

Vetë Milo Gjukanoviçi nuk është më kryeministër, por kryetar i Partisë Demorkatike të Socialistëve, që ka qeverinë dhe institucionet kryesore.

Presidenti aktual, Filip Vujanoviç, ish-kryetari i bashkisë së Podgoricës mbaron mandatin e dytë dhe nuk mund të kandidojë më.

Zgjedhjet për Presidentin e ri të Malit të Zi zhvillohen në pranverën e vitit të ardhshëm dhe do të jenë shumë të rëndësishme.

Për të arritur një sukses, Moska po investon në një kandidat krejt të ri në moshë dhe në përvojën politike.

Ai është Marko Milaçiç, vetëm 32 vjeç dhe është drejtues i një Lëvizje për Neutralitetin e Malit të Zi.

Portali rus “Sputnik”, i ka rezervuar Milaçiçit një front page të rëndësishme, duke e prezantuar si njeriun që po lufton për gjeneratën e re të vendit të tij, që nuk duan të jenë sejmenë të asnjë perandorie.

Madje në një nga slloganet e tij, Milaçiç, thirret tek vlerat e vjetra të malazezëve, që sipas tij kanë luftuar kundër të gjitha perandorive: asaj Osmane, Austro-Hungareze, dhe do të luftojnë edhe ndaj NATO-s.

Në dukje ai nuk flet për një afërsi me Rusinë, por kërkon neutralitet.

Milaçiç, prezantohet nga “Sputnik” si kreu i “Lëvizjes së Shpresës” dhe një prej themeluesve të Lëvizjes “për neutralitet”. Marko Milaçiç nuk ka qenë anëtar i asnjë partie politike dhe ka përfunduar Universitetin e Podgoricës për Shkenca Politike.

Në një status të publikuar në faqen e tij në Facebbok, ai u bën thirrje të rinve që të tregojnë mënyrat që duhet për të luftuar për demokraci dhe për të prishur kastën e vjetër të pushtetit, duke nënkuptuar këtu Milo Gjukanoviçin, i cili është në pushtet që prej vitit 1992.

“Të luftojmë për ëndrrat e djalit tim Vuk dhe të gjithë fëmijëve tanë, duke krijuar lidhje me të gjithë qendrat progresive të Evropës dhe më gjerë, Moskë dhe Uashington”, shkruan Milaçiç në thirrjen drejtuar të rinjve.

Ndërkaq, “Sputnik” shkruan se kandidati i ri për President i Malit të Zi kërkon nga qytetarët që të ngrihen kundër të gjithë pushtuesve të çdo ngjyre, vendas dhe të huaj.

“Le të tregojmë guxim jo vetëm ndaj mafias lokale, por të tregojmë se Mali i Zi nuk është një copë tortë.

Unë do të jem një president me të vërtetë të lirë dhe sovran, ju duhet të hidhni themelet e një sistemi të ri, dhe të mos kenë frikë se mund ta shajnë si antiatlantikë”, thekson Milaçiç në citimin që i bën “Sputnik”.

Milaçiç u lind në Podgoricë në vitin 1985 dhe ka drejtuar lëvizjen antiglobaliste në Mal të Zi. Në një miting në Cetinje, Milaçic ka qenë ai që ka djegur personalisht flamurin e NATO-s. /tesheshi.com/

 

Related posts