Auto Dak
Auto Dak

Marko Gjuriq sfidon shtetin e Kosovës: hyn ilegalisht në Veri, shoqëruar nga xhandarmëria serbe

Nga redaksia

Marko Gjuriq, Drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, ka injoruar dhe sfiduar hapur ndalesën e Qeverisë së Kosovës duke u futur të enjten në orët e pasdites ilegalisht në veriun e Mitrovicë dhe Kosovës, kanë njoftuar burime të portalit tesheshi.com.

Sipas burimit, Marko Gjuriq, është ndodhur në veri të Mitrovicë i shoqëruar nga pjesëtarë të njësisë speciale të xhandarmërisë serbe të cilët janë të pajisur me armë deri në dhëmbë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës gjatë tërë ditës së enjten kanë theksuar se Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e Marko Gjuriqit në Kosovë me qëllim të pjesëmarrjes së tij në protestën që do të organizohet të premten në veri të Mitrovicës nga qytetarë serbë.

Por  burim i portalit tesheshi.com, ka precizuar se Gjuriq është vendosur në konviktin e studentëve N. 5 në veri të Mitrovicë, ndërsa pjesëtarët e xhandarmërisë serbe që janë duke përdorur dy xhipa ‘Mitsubishi Pajero”, njëri ngjyrë të bardhë e tjetri ngjyrë të zezë pa targa dhe kanë bllokuar rreth e përqark konviktin”.

Policia e Kosovës që është e vendosur në dy pikat kufitare në veri të Kosovës në G1 në Jarinje të Leposaviqit dhe dhe G31 në Bërnjak të Zubin Potokut, i ka thënë portalit tesheshi.com, me kusht të anonimitetit se Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës për Kosovë pranë Qeverisë së Serbisë, nuk ka hyrë në Kosovë nga këto dy pika kufitare.

Pra, Policia e Kosovës në këto dy pika kufitare ka mohuar të këtë dijeni se nga është futur Marko Gjuriq në Kosovë.

Në anën tjetër, burime të portalit tesheshi.com, kanë precizuar se Gjuriq me eskortën e tij e i shoqëruar nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe është futur në Kosovë përmes rrugës ilegale nëpër fshatin Tresavë të Komunës së Leposaviqit.

mm (1)

Marko Gjuriq, pritet që të premten të marrë pjesë në protestën e thirrur nga një grup qytetarësh serb, ku do të kërkohet lirimi i Oliver Ivanoviqit e Dragoljub Delibashiqit, të dy këta të akuzuar për krime lufte në Kosovë.

Portali tesheshi.com, ka provuar të marr një prononcim nga Policia e Kosovës në Mitrovicë si dhe nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të jashtme dhe asaj të Brendshme rreth hyrjes së zyrtarit të lartë të Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

Duhet theksuar se Marko Gjuriq është edhe ideatori i vendosjes së barrikadës të ashtuquajtur ‘Parku i Paqes’ në urnë kryesore mbi lumin Ibër.

Gjuriq ka qenë pjesëmarrës direk në vendosjen e barrikadës në urë kryesore të Mitrovicës, duke bërë që ky qytet të jetë ende i ndarë në dysh. /tesheshi.com/

 

auto pjese dak

Related posts