Auto Dak
Auto Dak

Marangozi modest: 3 milionë dollarë kursime, donacion për studimet e 33 adoleshentëve

Amerikani Dale Schroeder ka punuar shumë gjatë gjithë jetës së tij për t’ju mundësuar studimet 33 adoleshentëve nga një vend i vogël në Iowa, në Shtetet e Bashkuara.

Ai jetoi në një mënyrë jashtëzakonisht modeste dhe nuk u martua. U rrit në varfëri dhe punoi për 67 vjet pa ndërprerje. Nga kjo, arriti të kursente rreth 3 milionë dollarë në një llogari të fshehtë, raportojne mediat amerikane.

Jo shumë kohë përpara vdekjes së tij në vitin 2005, Schroeder i tha avokatit Steve Nielsen se donte që kursimet e tij të ndaheshin mes të varfërve. Kështu, gjatë 14 viteve të fundit falë parave që ai mblodhi, 33 adoleshentëve iu dha mundësia për të studiuar pa pagesë.

Nielsen tha se Dale ka punuar shumë dhe me kursimet e tij të lëna trashëgim për të pamundurit, u ka ardhur në ndihmë dhe shumë banorëve të tjerë të Iowa-s. /tesheshi.com/

 

 

 

auto pjese dak

Related posts