728 x 90 Leaderboard

Maqedonia me rrogat më të ulëta në ish-Jugosllavi, qytetarët ankohen për zhytjen në borxhe

Maqedonia mbetet e fundit nga të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë me rroga më të ulëta. Hulumtimet e bëra tregojnë se rrogën më të lartë kanë sllovenët, e para Maqedonisë janë të gjitha shtetet tjera të ish-Jugosllavisë. Paga mesatare në Slloveni është 1050 euro, në Kroaci 800 euro, në Mal të Zi 500 euro, në Bosnjë 433 euro dhe në Sërbi 400 euro. Maqedonia radhitet e fundit me një rrogë mesatare prej 380 euro.

Të dhënat e Entit shtetëror të Statistikave thonë se rroga mesatare është rritur për 4 përqind në tetor në krahasim me tetorin e vitit të kaluar. Të dhënat e fundit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë tregojnë se një familje katër anëtareshe së paku i nevojiten para për ushqim, për strehim, higjienë, udhëtim, për veshje, për aktivitete kulturore dhe ruajtjen e shëndetit.

Qytetarët thonë se nuk është vetëm ushqimi, por ka edhe shpenzime tjera që janë të detyrueshme. Sipas tyre sipas standardi në Maqedoni rroga mesatare për një familje 4 anëtarëshe duhet të jetë diku 1500 euro.

Jo nuk mund të jetohet me rrogë mesatare. Me 4 rroga mesatare në familje mund të jetohet normal. Ne të cilët jemi me rroga mbi mesataren vështirë lejojmë të bëjmë pushim normal apo shëtitje jashtë në Evropë. Me rrogë mesatare vetëm se mund të paguajmë shpenzimet, si ujë, rrymë, telefon, ushqim dhe aq”, thotë një qytetar.

 “E gjithë rroga shkon në shportë, shumë pak nëse mbet por nuk mbet. Mua më duhen dy paga mesatare që të mbijetoj”, u shpreh një qytetar tjetër.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Drilon Iseni, Maqedonia duhet të ketë rritje ekonomike prej 4.5 përqind që të përmirësohet jeta e qytetarëve.

“Defenitivisht ekziston një diskrepancë mes pagës mesatare dhe shportës së konsumatorit, me rritjen e pagës minimale që kemi një zbutje të kësaj diskrepance, por ende jemi larg asaj për një mirëqenie të mirë shoqërore. Maqedonia për ta ul këtë diskrepancë, padyshim duhet të ketë një rritje ekonomike prej 4.5 përqind në 4-5 vitet e ardhshme që ky aspekt i jetës të përmirësohet”, thotë Iseni.

Rritja e rrogave në vend, ishte një nga premtimet më të zëshme parazgjedhore të pushtetit aktual. Vetë kryeministri Zaev, gjatë mitingjeve të partisë së tij, thoshte se deri në fund të mandatit të tij 4-vjeçar, rroga mesatare do të arrinte deri në 30.000 denarë apo 500 euro, kurse ajo minimale deri në 16.000 denarë apo 217 euro.

Miradie Hasani – /tesheshi.com/

 

Related posts