Maqedonia përfundon rrugën e saj “të Kombit”: kushtoi 218 milionë euro (video)

Maqedonia ka inaguruar atë që mund të quhet “Rruga e Kombit” e saj për nga shkalla e cilësisë.

Bëhet fjalë autostradën nga Demir Kapija – Smokvicë, që kompleton Korridorin 10 Pan-Evropian, e cila e shkurton rrugën drejt Greqisë me 25 minuta.

Investimi i përgjithshëm është 218 milionë euro. Teknikisht, ky aks ka qenë më i vështiri për t’u ndërtuar. Autostrada ka gjashtë ura, katër tunele dhe 68 kamera.

Në ceremoninë e inagurimit ishte kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, si dhe ministra nga kabineti i tij dhe ai grek.

Ndërtimi i seksionit Demir Kapija-Smokvica filloi në vitin 2012. Bashkimi Evropian ka investuar më shumë se 320 milionë euro në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore në Maqedoni deri më tani. /tesheshi.com/

Related posts