Maqedonia fiton rekomandim të kushtëzuar për në BE

Raporti i Komisionit Evropian me rekomandime për Maqedoninë që është prezantuar sot, tregon se procesi i përafrimit të Maqedonisë drejt BE-së është në një fazë kritike. Ky raport jep rekomandim të kushtëzuar për fillimin e negociatave me Maqedoninë.

“Në dritën e progresit të bërë deri tani në zbatimin e marrëveshjes politike të qershorit / korrikut, Komisioni është i gatshëm të japë rekomandimin për të hapur negociatat me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Kjo, megjithatë, do të jetë e kushtëzuar me zbatimin e vazhdueshëm të marrëveshjes politike të Përzhinos dhe progresin e nevojshëm në zbatimin urgjent të reformave kryesore. Kjo çështje do të rishikohet pas zgjedhjeve”, thuhet në raportin e paraqitur. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts