728 x 90 Leaderboard

Maqedoni: si është të jetosh në Çiçino…

Nga Miradie Hasani

Fshati Çiçino është vendi ku të pastrehët mund të gjejnë sa pak komoditet për të jetuar, një vakt dhe dhomë të ngrohtë.

Në këtë hapësirë tani jetojnë afër 50 persona. Ruajtja e higjienës së korridoreve dhe banjove bëhet nga vetë të pastrehët.

Në këtë Qendër pranimi  është salla e ngrënies por nga drejtuesit e këtij fshati thonë se ajo nuk po përdoret çdo ditë, pasi që banuesit kanë dëshirë që vaktin ta marrin në dhomat e tyreTë pastrehët e parë u sollën nga fshati i Katllanovës në vitin 2008, dhe nga ai vit ky vend është i hapur për ta.

Oborri është i gjerë ku 11 fëmijët që jetojnë këtu kanë hapësirë të luajnë.

Familja Fazliu jeton prej 5 vjetësh në këtë dhomë. Ata thonë se janë mirë tani se dikur kur kanë jetuar rrugëve.

“Jam me familjen time në fshatin Çiçino, unë kam 3 fëmijë. Para se të vija këtu kam jetuar në Radushë. Kur filloi konflikti në 2001 atj u largova dhe më pas u sistemova në Shutkë, prej atje u lajmërova tek enti social dhe u paraqita si i pastrehë dhe mandej erdha këtu në

Çiçino të jetoj. Mirë është këtu pasi kemi ku të flemë. Mos të jetë kjo do ishim rrugëve”, tha Ramadan Fazliu.

Ndërsa Suzana Silmova  e cila jeton këtu vetëm prej një  viti, është e revoltuar me atë që po sheh çdo ditë. Sipas saj ka probleme në këtë fshat, duke theksuar se po provokohet nga persona të ndryshëm dhe se siguria në këtë nuk është në nivel të duhur. Ndërsa sipas saj vendbanimi nuk mirëmbahet.

“Tani në kohën e re përsëri po ndodhin disa gjëra nga persona të ndryshëm, ku çdoherë më provokojnë. Këtu ndodhin disa gjëra ku banimi me numër 3 çdoherë bëhet si një deponi. Kam edhe unë të drejtën të them atë që mendoj sikur kanë ato të drejtë edhe unë do të tregoj se çfarë po ndodh në banimin me numër 3 ajo është në të mirë për neve”, tha Suzana Silmova.

Disa baraka nuk janë funksionale meqenëse nga vetë banuesit që kanë jetuar ato janë shkatërruar dhe tani janë të pa banueshme. Para 2 vjetëve, dy barakat i kishte kapluar zjarri, ndërsa ato presin ende të rindërtohen. Udhëheqësja e repartit thotë se duhet të ruhen të gjitha këto baraka dhe mos të dëmtohen nga banuesit.

“Po, në fshatin Çiçino ka kushte për të jetuar. Para tre muajve është lëshuar edhe baraka e re dhe kushtet janë të mira. Banorët që jetojnë atje mbajnë edhe higjienën e barakave. Unë dua të ju them se atë që e kanë duhet ta ruajnë vet dhe mos ta dëmtojnë dhe që mund më gjatë t’i kenë edhe të tjerët që do të vijnë pas tyre”, tha Natasha Stanojeviç, udhëheqëse e repartit. /tesheshi.com/

 

Related posts